Kina feston Vitin e Këndesit

Kinezët shfrytëzojnë pushimin 7-ditor të Vitit të Ri për t’u argëtuar dhe kaluar çaste të këndshme

Pekin 2017

Viti i Ri Kinez, i njohur në Kinën moderne si "Festa e Pranverës" është një nga festat më popullore dhe më të mëdha të vendit, sipas kalendarit hënor. Sipas traditës festimet dhe përgatitjet për këtë periudhë të gëzuar dhe të shënuar të vitit nisin me ditën e parë të Vitit të Ri, me hënën e re, në periudhën 21 janar deri më 20 shkurt. Në 2017 dita e parë e Vitit të Ri Kinez është më 28 janar, kur nis edhe Viti i Këndesit, sipas astrologjisë kineze.


Fjalët Kyçe: Viti i ri kinez , Festa e Pranverës , Viti i Këndesit