Gjyshëria sfidon rininë në rafting

Gjyshet dhe gjyshat e fshatit Dokuzdeğirmen përfunduan me sukses itinerarin 10 km të gjatë në ujërat e rrëmbyeshëm të Përroit Melen.

Rafting në Turqi

Rinia mbeti gojëhapur kur pa gjyshet dhe gjyshat e fshatit Dokuzdeğirmen të qytezës Cumayeri të rrethit Düzce në Turqi të bëjnë rafting. Kjo është hera e parë që gjyshëria merr pjesë në turnetë e garave rafting që zhvillohen për 15 vite me radhe në fshatin e tyre. Gjyshet me shallvare dhe gjyshat me mjekër ishin në qendër të vëmendjes ndërsa përparonin me guxim në ujërat e rrëmbyeshëm të Përroit Melen. Emine Kartal (80 vjeç), İsmet Sezgin (78 vjeç), Şaban Keskin (82 vjeç), Bayram Özen (75 vjeç) ve Gönül Tepe (60 vjeç) e përfunduan me sukses itinerarin 10 km.


Fjalët Kyçe: rafting , gjyshëria turke , rafting në Turqi , Duzce