Fenerët e Ramazanit

"Fenerët e Ramazanit", një nga simbolet më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit zbukurojnë ballkonet e shtëpive dhe rrugicat e Kajros.

Muaji i Ramazanit në Egjipt

"Fenerët e Ramazanit", të cilët janë kthyer në një nga simbolet më të rëndësishme të muajit të shenjtë të Ramazanit, edhe këtë vit kanë nisur të zbukurojnë ballkonet e shtëpive dhe rrugicat në Egjipt.

Fenerët e ndryshëm prej metali apo druri, prodhohen në të gjithë vendin, por qendra e tyre është Lagjja Sejjide Zejneb në Kajro. Shumë artizanë fenerësh shpalosin aftësitë e tyre në punimin e këtyre objekteve zbukuruese shumë ngjyrëshe. Fenerët e zbukuruar me xhama të ngjyrave shumëllojëshe u shiten qytetarëve egjiptianë, të cilët ankohen për çmimet tejet të larta të fenerëve, me të cilët ata zbukurojnë shtëpitë dhe ambientet e tjera gjatë muajit të Ramazanit. (Fotografitë janë siguruar nga fotoreporteri i agjencisë turke të lajmeve AA në Kajro, Muhammed el Raai)


Fjalët Kyçe: fenerët e Ramazanit , Egjipt , Kajro , muaji i shenjtë i Ramazanit