Duhani mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më shumë se 8 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit.

Pirja e duhanit

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pothuajse gjysma e duhanpirësve vdesin nga arsye që kanë si burim këto zakone. Pirja e duhanit, e cila përbën një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik, u merr jetën çdo vit 8 milionë njerëzve. Theksohet se 1,2 milionë e atyre që humbin jetën për shkak të duhanit janë ata që nuk e pinë duhanin, por që janë të ekspozuar ndaj pirjes pasive të tij. OBSH tërheq vëmendjen se çdo vit rreth 65.000 fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive. (Grafiku është përgatitur nga Anadolu Agency-AA)


Fjalët Kyçe: pirja e duhanit , Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)