Dëmet e tornados në Kinën Lindore

Tornadoja më e fortë e 50 viteve të fundit goditi të enjten rrethinat e qytetit Yancheng në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, duke shkaktuar të paktën 98 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Yancheng, Kinë

Numri i të vdekurve nga tornadoja, shiu me stuhi dhe breshër që ka goditur qytetin kinez Yangcheng arriti në 98 persona. Agjencia zyrtare kineze e lajmeve transmetoi informacionet e shtabit lokal për shpëtim, sipas të cilave rreth 800 persona janë lënduar në rajonin, ku të enjten u shembën një numër i madh i shtëpive. Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang u bënë thirrje organeve kompetente që të bëjnë çmos për të shpëtuar të lënduarit. 


Fjalët Kyçe: tornado , Kina Lindore , Yangcheng , viktima në njerëz , reshje të dendura , Kinë , stuhi shiu