Bukuria e bardhë që të ofron qielli në Kapadokya

Pavarësisht temperaturave të ulëta Kapadokya vazhdon të mbetet një destinacion kryesor për turistët e huaj dhe vendas, të cilët edhe pse termometrat tregojnë shifra nën zero nuk heqin dorë nga shijimi i pamjes që të ofron balona nga qielli në qindra metra lartësi.

Kapadokya, janar 2017

Kapadokia është një nga qendrat e rëndësishme turistike në Turqi. Kjo krahinë turistike po thyen rekord për numrin e vizitorëve që vazhdon të tërheqë drejt vetes edhe në stinën e dimrit. Nga muzetë, rrënojat antike që ndodhen në zonë turistike të Kapadokias, e njohur ndrysh edhe si “Atdheu i Kuajve të Bukur”, në vit sigurohen mbi 5 milionë dollarë të ardhura. Disa nga vendet e kësaj krahine që janë vizituar më shumë janë muzeu i hapur në natyrë “Goreme”, qytetet nëntokësore “Kaymakli” dhe “Derinkuyu”. Pavarësisht borës dhe temperaturave, të cilat bien deri deri në minus 20 gradë Celsius, turistët theksojnë se mënyra më e mirë e mundshme për të parë bukuritë e Kapadokyas është udhëtimi në balona. Rajoni i Kapadokyas është vendi, ku bukuritë natyrore bashkohen me historinë, duke krijuar kështu një nga peizazhet më të bukura të botës. Ndërsa lëvizjet gjeologjike kanë krijuar ‘oxhaqe zanash’ (kështu i quajnë vendasit stufat gëlqerore), njerëzit gjatë gjithë historisë kanë lënë këtu gjurmët e qytetërimeve të tyre duke ndërtuar brenda në gur shtëpitë dhe kishat dhe duke i shndërruar ato në kryevepër të qytetërimit njerëzor. Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Kapadokya-n marrin vendim të bëjnë edhe një udhëtim me balona, gjë e cila në ditët e dimrit ofron pamje të bukura e të mbuluara me borë. Turistët që vendosin ta bëjnë fluturimin me balona gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri mbi Kapadokya, thonë se asnjëherë nuk do ti harrojnë këto pamje të pazakonshme dhe madhështore të stinës së dimrit.


Fjalët Kyçe: Kapadokya , turizmi kulturor , turizmi turk , turizmi alternativ