YTB nuk i lë vetëm në mes të pandemisë qytetarët turq jashtë shtetit

Kryesia e Turqve Jashtë Atdheut dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) vazhdon t’u vijë në ndihmë me projekte të ndryshme shtetasve turq që ndodhen jashtë vendit dhe kanë mbetur brenda në shtëpi në kuadër të masave që janë marrë kundër koronavirusit në shtetet ku ata jetojnë, punojnë e studiojnë.

Turqia nuk i braktis qytetarët e saj jashtë shtetit

Si pjesë e masave për të frenuar pandeminë e koronavirusit Kryesia e Turqve Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) vazhdon t’u japë shtetasve turq që ndodhen jashtë vendit në situatat e ndalimqarkullimit dhe karantinës mesazhin “Qëndro në shtëpi” përmes koncerteve, programeve trajnuese ‘live’ në internet dhe videove motivuese që postojnë emrat e njohur. #Covid19


Fjalët Kyçe: riatdhesimi i shtetasve për shkak të Covid-19 , masat kundër Covid-19 , bashkëpunimi kundër Covid-19 , Kryesia për Turqit Jashtë Atdheut dhe Komunitetet e Afrishme (YTB)