Turqia ndërpret plotësisht kontaktin kufitar të terroristëve në Afrin

Turqia ndërpret plotësisht kontaktin e terroristëve të strehuar në Afrin me kufirin e saj tokësor.

Operacioni “Dega e Ullirit”

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DAESH-it në Afrin fshatrat Karmanluk, Sinara i Poshtëm dhe Sinara i Sipërm. Numri i vendbanimeve dhe pikave strategjike të çliruara ka arritur në 115, nga të cilat 87 janë fshatra. Kështu është ndërprerë plotësisht kontakti tokësor i terroristëve në Afrin me kufirin e Turqisë. Kurse në zonat rurale të Afrinit kanë hyrë njësitë e operacioneve speciale të xhandarmërisë dhe policisë turke.


Fjalët Kyçe: operacioni në Afrin , operacioni "Dega e Ullirit" , konflikti në Siri , operacion antiterror , PKK/KCK/PYD-YPG , Ushtria e Lirë Siriane (ULS) , Forcat e Armatosura Turke (TSK) , përpjekjet e Turqisë në luftën kundër DAESH-it