Njolla e zezë e historisë së njerëzimit, 28 vjet nga Masakra e Hoxhalisë

Në Masakrën e Hoxhalisë humbën jetën 613 qytetarë azerbajxhanas të pambrojtur, mes të cilëve 106 gra, 70 të moshuar dhe 63 fëmijë; si dhe u plagosën rëndë 487 të tjerë, 76 prej të cilëve fëmijë. Forcat armene morën peng 1.275 persona, 150 prej të cilëve nuk u dihet fati ende sot e kësaj dite. Masakra zhduku plotësisht 8 familje, u vrau të dy prindërit 25 fëmijëve dhe njërin prej tyre 130 të tjerëve.

Masakra e Hoxhalisë

Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, armenët, të cilët kanë pretendime mbi territoret e Azerbajxhanit, rrethuan qytetin Hoxhali, ku jetonin 7.000 azerbajxhanas, në ditët e fundit të vitit 1991. Natën e 25 shkurtit 1992, armenët intensifikuan sulmet e tyre të vazhdueshme prej muajsh duke sulmuar nga 3 krahë për të marrë Hoxhalinë, qytet me aeroportin e vetëm të rajonit dhe me rëndësi strategjike.


Fjalët Kyçe: pushtimi armen , Karabaku Malor , konflikti Armeni-Azerbajxhan , Masakra e Hoxhalisë , Azerbajxhan