Drama e Israa Jaabis në burgun izraelit

E burgosura palestineze shkruan në letrën e saj se ka nevojë për kujdes të posaçëm dhe ndihmë mjekësore, por është lënë pas dore nga autoritetet izraelite.

Israa Jaabis

Palestinezja Israa Jaabis, 33 vjeç, ka pësuar djegie në 60% të trupit nga shpërthimi i bombolës në makinën e saj teksa kthehej në Eriha nga Beit Hanina e Jerusalemit Lindor, ku ndiqte kursin e vitit të dytë në shkollën e lartë për rehabilitim. Në këtë shpërthim aksidental të datës 11 qershor 2015, një ushtar izraelit mori plagë të lehta, por autoritetet izraelite e akuzuan gruan e re palestineze për sulm kundër postbllokut ushtarak. E martuar dhe nënë me një fëmijë, Jaabis u dënua më 7 nëntor 2016 me 11 vjet heqje lirie dhe 20.000 shekelë (rreth 5.200 dollarë) dëmshpërblim për ushtarin e plagosur izraelit. Jaabis e pa djalin e saj, Mutasim, vetëm 1 vit e 4 muaj pasi ishte arrestuar; më pas nuk iu lejua më kurrë.


Fjalët Kyçe: Israa Jaabis , burgjet izraelite , autoritetet izraelite , pushtimi izraelit , Palestinë , trt shqip , trtshqip , lajme shqip