Aventura 40-vjeçare e “mbylljes” së qeverisë në SHBA

Në periudhat e “mbylljes”, funksionet e punonjësve të qeverisë federale ndahen në dy, “thelbësore” dhe “jothelbësore”. Personeli jothelbësor del me leje të detyruar në periudhat e mbylljes së qeverisë dhe gjatë kësaj kohe s’paguhet. Nëpunësit me funksione thelbësore qëndrojnë në detyrë, por edhe ata nuk i marrin dot rrogat në periudhat e mbylljes derisa Kongresi të miratojë një buxhet të ri.

Çfarë ndodh kur mbyllet qeveria federale në SHBA?

Mbyllja për 1 javë e qeverisë federale në SHBA ka një kosto prej 6,5 miliardë dollarësh për ekonominë e vendit. Ndërkohë që “mbyllja” e institucioneve publike nga mungesa e buxhetit në SHBA, ekonomia më e madhe e botës, u duket e çuditshme madje dhe vendeve më të varfra, amerikanët e kanë jetuar këtë përvojë plot 19 herë në 42 vitet e fundit. Periudha më e gjatë e mbylljes së qeverisë federale në SHBA ishte ngërçi 21-ditor mes datave 5 dhjetor 1995 – 6 janar 1996, gjatë mandatit të parë të demokratit Bill Clinton.


Fjalët Kyçe: mbyllja e qeverisë , qeveria federale , institucionet publike , SHBA