Turqia zhvilloi manovrën më të madhe detare

“Atdheu i kaltër” është manovra më e madhe detare në historinë e Republikës së Turqisë. Ajo zhvillohet njëkohësisht në tre detet që e rrethojnë Turqinë me pjesëmarrjen e 103 anijeve.

Vatani i kaltër – 2019

Në datat 27 shkurt-5 mars Turqia zhvilloi stërvitjen më të madhe detare të historisë së saj me pjesëmarrjen e mbi 100 anijeve njëkohësisht në tre detet që e rrethojnë vendin: në Detin e Zi, Egje dhe Mesdheun Lindor. Stërvitja ishte planifikuar gjashtë muaj më parë në përputhje me rregullat dhe rregulloret e NATO-s. Flota përbëhet nga 13 fregata, 6 korveta, 16 anije sulmuese, 7 nëndetëse, 14 anije patrullimi dhe shumë të tjera. Stërvitja u koordinua qendra e Komandës së Luftës Detare. (Fotografitë janë siguruar nga Mustafa Çiftçi, Anadolu Agency - AA)


Fjalët Kyçe: Vatani i Kaltër , manovra ushtarake , stërvitje e përbashkët detare , stërvitje me municion luftarak , stërvitje detare , flota turke , Turqi