Stambolli Sekret i Bosnjës

Strehimi nëntokësor i ndërtuar në Bosnjë nga lideri i ish-Jugosllavisë, Jozip Broz Tito për elitën politike e ushtarake të kohës kundër një sulmi të mundshëm bërthamor ka kushtuar 4,7 miliardë dollarë dhe mund ti një shpërthimi 24 kilotonësh (TNT).

Bunkeri nuklear sekret i Titos

Çështja më e rëndësishme që e shqetësonte botën gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë mundësia e një lufte bërthamore midis superfuqive të kohës. Nuk ka dyshim se po të kishte ndodhur një luftë e tillë, pasojat e saj do të kishin qenë një fatkeqësi e madhe për njerëzimin. Strehimet e sigurta që liderët botërorë kishin ndërtuar fshehtas në atë kohë, dëshmojnë se sa seriozisht është marrë mundësia e kësaj lufte bërthamore. Një bunker të tillë antibërthamor lideri komunist i Jugosllavisë, Jozip Broz Tito e ndërtoi edhe për veten dhe elitën e shtetit pranë qytetit Konyiç të Bosnjës-Hercegovinës. I kompletuar në vitin 1979 pas 26 vjet punë, bunkeri zë një hapësirë prej 6.500 metrash katrorë dhe ka kushtuar 4.7 miliardë dollarë, të barabarta me 10 miliardë dollarë të sotëm. Bunkeri kishte kapacitet për të strehuar 350 anëtarë të elitës ushtarake dhe politike të Jugosllavisë deri në gjashtë muaj dhe mund t’i përballonte shpërthimit prej 24 kilotonë TNT (më shumë sesa bomba atomike e lëshuar në Nagasaki). Me emrin sekret “Stambolli”, ky ishte njëri prej mistereve më të mëdha ushtarake në Jugosllavi. Banorët nuk kanë ditur gjë për ekzistencën e tij deri në vitin 2003. Sot bunkeri shërben më shumë për qëllime paqësore, pra si një muze arti modern. I ndërtuar për luftën mes Lindjes dhe Perëndimit, tani bunkeri i Titos është një parajsë e sigurt për vepra kreative nga artistët e gjithë botës.


Fjalët Kyçe: Jozip Broz Tito , Lufta e Ftohtë , bunker antibërthamor , bunker nuklear , bunkeri sekret i Titos , luftë bërthamore