Drejt stërvitjes EFES-2018

Në prag të Stërvitjes së Përbashkët e Kombinuar me Qitje Reale Efes-2018 (Combined Joint Live Fire Exercise) në Izmir është zhvilluar trajnimi lidhur me operacionin stërvitor të sulmit ajror.

Stërvitja EFES-2018

Vazhdojnë punimet trajnuese para Stërvitjes së Përbashkët e Kombinuar me Qitje Reale Efes-2018 (Combined Joint Live Fire Exercise) që do të realizohet në qytet në datat 7-11 maj. Në këtë kuadër është realizuar me sukses operacioni stërvitor i ofensivës ajrore. 19 helikopterë transporti me nga 4 motorë çift u ngritën nga zona e stërvitjes ushtarake në vendin e quajtur Menteş, në nënprefekturën Urla të Izmirit, dhe bënë ulje në fushën e stërvitjes në Seferihisar. Në bazë të skenarit ushtarët që zbritën nga helikopterët zunë me shpejtësi pozicion zjarri. Kurse helikopterët që kishin transportuar ushtarët u larguan nga zona. Ushtarët përparuan duke dalë nga pozicionet e tyre dhe i kryen me sukses misionet që u ishin caktuar. Në operacionin stërvitor të ofensivës ajrore morën pjesë gjithsej 318 personel ushtaraknga 8 vende, nga të cilët 155 ishin turq. (Fotot: Mahmut Serdar Alakuş nga Anadolu Agency - AA)


Fjalët Kyçe: EFES-2018 , Stërvitje e Përbashkët e Kombinuar me Qitje Reale , Izmir , Turqi , ushtria turke