Vizita e Presidentit Erdogan në Vatikan
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në Vatikan u takua me udhëheqësin shpirtëror të katolikëve, Papa Françesku.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan. Fillimisht Presidenti Erdoan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoan, u pritën nga Prefekti i Shtëpisë Papnore, Kryepeshkopi Georg Gaenswein në Portën e San Damasos.
Kurse Papa Françesku e priti presidentin Erdoan në hyrje të Sallës së Bibliotekës në Pallatin Apostolik, ku lideri i botës katolike pret mysafirët.
"Ju faleminderit për kujdesin", është shprehur presidenti Erdoan, ndërkohë që edhe Papa e ka falënderuar presidentin turk për vizitën.
Presidenti Erdoan dhe Papa Françesku shtrënguan duart para përfaqësuesve të mediave, dhe më pas kaluan në Sallën e Bibliotekës për të mbajtur takimin kokë më kokë, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura për gazetarët. Në këtë vizitë Presidenti Erdoan shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoan dhe nga Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albajrak me bashkëshorten e tij.
Fjalët Kyçe: Presidenti Recep Tayyip Erdogan , Erdogan në Vatikan , Papa Françesku , marrëdhëniet Turqi-Vatikan