Sulmi terrorist ndaj myslimanëve në Zelandën e Re

Zelanda e Re | Në sulmet terroriste të ndërmarra të premten ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re me interval kohor 10 minuta, mbetën të vrarë 49 persona që ndodheshin në xhamitë për faljen e namazit të xhumasë.

Zelanda e Re

Sulmi terrorist ndaj besimtarëve myslimanë në Zelandën e Re ka lënë pas dhimbje dhe lot. Shumë njerëz me ndjenjën e solidaritetit kanë vendosur lule në afërsi të vendngjarjes. Ndërkaq vazhdon kurimi i të plagosurve, të cilët arritën ti mbijetojnë sulmit terrorist në Christchurch të Zelandës së Re.


Fjalët Kyçe: besimtarët myslimanë , sulmi terrorist në Zelandën e Re , sulmi terrorist në Christchurch , Christchurch