Sulmet terroriste në Bruksel

34 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur është bilanci i sulmeve të të martës në Bruksel, zemrën e Evropës.

Shpërthimet në Bruksel

3 shpërthime të ndryshme tronditën sot (e martë, 22 mars 2016) zemrën e Evropës, Brukselin, duke lënë 34 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Dy shpërthimet e para ndodhën në mëngjes në aeroportin Zaventem, kurse shpërthimi tjetër ndodhi në stacionin e metrosë Maelbeek. Në vend janë shpallur 3 ditë zi kombëtare, kurse niveli i sigurisë është rritur 4, që është edhe niveli më i lartë në shkallë vendi. Në shumë shërbime publike ka anormali.


Fjalët Kyçe: shpërthim në aeroport , shpërthim në metro , sulm terrorist , Bruksel , Belgjikë , organizata terroriste DAESH