Stuhitë godasin Evropën Perëndimore

Stuhia ka përfshirë shumë vende të Evropës Perëndimore, duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike, në trafikun rrugor e ajror.

Stuhia Eleanor në Francë

Të paktën një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur të mërkurën në Francë pasi vendi u godit nga pjesa më e fortë e stuhisë që erdhi gjatë mbrëmjes nga Atlantiku duke goditur gjithashtu Irlandën, Britaninë, Gjermaninë dhe Holandën.

Gjermani, erërat arritën shpejtësinë 120 kilometra në orë duke prekur pjesën jugperëndimore, duke çrregulluar trafikun ujor, si dhe duke bllokuar dy aeroporte në kufirin gjermano-francez.

Kompania franceze e hekurudhave, SNCF, njoftoi se trenat rajonalë nuk po punonin në zonën e Normandisë dhe rajonin e Alzasës.

Francë dhe Irlandë, punonjësit e elektricitetit po punojnë që të rikthejnë energjinë për qindra shtëpi.

Rreth 225 000 familje franceze kishin mbetur pa energji ndërsa në Irlandë rreth 134 000 familje kishin mbetur pa energji.

Irlandën e Veriut 20 000 godina kanë mbetur pa energji.

Holandë, rreth 200 fluturime u anuluan, ndërsa trenat po lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Për t’i paraprirë një përmbytje të mundshme, diga në Detin e Veriut është aktivizuar gjithashtu, hera e parë që prej stuhisë së vitit 2014.


Fjalët Kyçe: stuhi e fuqishme , Evropa Perëndimore , Francë , Gjermani , Irlandë , Holandë