Shtëpia e re e Obamës

Kjo është shtëpia, ku do të jetojë familja Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Obama

Pas shpërnguljes nga Shtëpia e Bardhë, familja e presidentit aktual të Amerikës, Barack Obama do të zhvendoset në Kalorama, të Washington DC. Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama e kanë gati shtëpinë ku do të jetojnë pas përfundimit të mandatit në Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia ka vlerën e 4.3 milionë dollarëve dhe ndodhet në njërën prej lagjeve më të mira në Uashington. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1928 dhe ka nëntë dhoma gjumi dhe tetë banjo.


Fjalët Kyçe: familja Obama , Michelle Obama , presidenti amerikan , Barak Obama