ShBA lë prapa Kinën në pandeminë e koronavirusit

Amerika vazhdon betejën me koronavirusin duke mobilizuar edhe ushtrinë, ndërsa presidenti Trump nënshkroi dekretin për miratimin e një pakete ekonomike prej 2 trilionë dollarësh.

Pandemia Covid-19 në ShBA

Ushtria amerikane ka dalë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit, duke filluar nga ndërtimi i spitaleve deri tek dhënia e kompleteve të testimit. E ndërsa ushtria po përgatitet të luftojë me koronavirusin, komandanti i përgjithshëm i saj, Presidenti Donald Trump, tha se këtë javë se ai do të dëshironte që vendi të kthehej përsëri në punë pas Pashkëve. Në një konferencë që mbajti të premten Trump u shpreh optimist se brenda 100 ditëve do të jenë prodhuar 100 mijë aparatura frymëmarrjeje. Këtë javë presidenti amerikan firmosi një paketë ekonomike vlerë 2 trilionë dollarë për të mbështetur individë, biznese dhe institucione për të përballuar nevojat ekonomike si rezultat i paralizimit të aktivitetit ekonomik. Specialistët e sëmundjeve infektive kanë parashikuar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në skenarin më të keq deri në fund të vitit 200 mijë deri në 2,2 milionë njerëz mund të vdesin nëse koronavirusi i ri (Covid-19) vazhdon të përhapet në këto ritme.


Fjalët Kyçe: Donald Trump , lufta kundër koronavirusit , pandemia e koronavirusit , Covid-19 , efektet e Covid-19 në ekonominë globale