SHBA-ja publikon mijëra dosje të paklasifikuara mbi vrasjen e John F. Kennedy

Sipas ligjit të vitit 1992 për dokumentet sekrete në lidhje me atentatin ndaj JFK-së, ligj ky që kërkon publikimin e të gjitha dosjeve të censuruara pas 25 vjetësh, tashmë janë bërë publike 2.891 nga të paktën 3.140 të tilla prej qindra-mijëra faqesh, ku shumica e tyre janë dokumente të FBI-së dhe CIA-së. Ky afat skadoi më 26 tetor të këtij viti.

54 vjet nga vrasja e Kennedy

Arkivi Kombëtar i SHBA-së publikoi në internet një pjesë të dokumenteve të klasifikuara për vrasjen e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Kennedy, ndërkohë që po punohet edhe për publikimin e pjesës tjetër. Pritet që pjesa tjetër e dokumenteve në lidhje me këtë ngjarje të bëhet publike deri më 26 qershor 2018.


Fjalët Kyçe: Arkivi Kombëtar i SHBA-së , John Kennedy , dokumente të klasifikuara