Samiti i Jashtëzakonshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam në Stamboll

Në fjalën drejtuar Samitit, Presidenti Erdoan bëri thirrje që të gjitha vendet që i dalin për zot drejtësisë, ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës.

Samiti i OBI-it në Stamboll 2017

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) është mbledhur të mërkurën (13.12.2017) në një samit të jashtëzakonshëm në Stamboll të Turqisë, e cila është kryesuesja e radhës, pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në datën 6 dhjetor, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të transportuar ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Në fjalimin e mbajtur në samit si kryesues i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u shpreh duke thënë: “Jemi takuar të gjithë bashkë këtu për të shqyrtuar përdhunimin e statusit historik të Jerusalemit tonë që është kibla e parë e islamit dhe qyteti i Al Aksa-së.

Në fjalimin e tij Erdoan shpjegoi me hartë pushtimin e Izraelit, që nga viti 1947 e deri më sot dhe rrethimin e Palestinës me kalimin e viteve.

“Kjo tregon se Izraeli është një shtet pushtues. Krahas kësaj Izraeli në të njëjtën kohë është edhe një shtet terrori. Në Jerusalem, kushdo që kalon në rrugët e këtij qyteti të shenjtë do ta kuptojë që ndodhet nën pushtim” tha kreu i shtetit turk.

“Ushtarët terroristë arrestojnë fëmijët 10-vjeçare dhe i hedhin në kafaze hekuri. Ata i lidhin sytë dhe gjuajnë me qytën e pushkës fëmijët 14-vjeçarë. Nga ana tjetër vajza e vogël. Nëna mbështjell vajzën e vogël kurse ata e rrahin me qytat e pushkëve dhe ja marrin vajzën nga duart. Çfarë janë këna nëse nuk janë pushtues, nëse nuk janë terroristë? A mund të shpjegohet kjo?” tha Erdoan.

Ai theksoi se vendimi i Shteteve të Bashkuara Amerikane nuk ka asnjë obligim dhe sipas rezolutës së vitit 1980 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara asnjë vend nuk mund të ketë ambasadë në Jerusalem.


Fjalët Kyçe: vendimi i Trump , statusi i Jerusalemit , Presidenti Recep Tayyip Erdogan , Samiti i OBI