Pseudoplani i Trump për Lindjen e Mesme

Izraeli vazhdon për 70 vite të gllabërojë territoret palestineze duke injoruar çdo ligj dhe vendim ndërkombëtare dhe pa marrë pëlqimin e popullit palestinez.

Harta e territoreve palestineze

Këtë hartë Presidenti Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e përdori të mërkurën në fjalën mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar për të treguar gjendjen e sotme të territoreve palestineze. Në fjalën e tij udhëheqësi turk u ndal edhe në pseudoplanin e paqes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe ekspansionin e pushtimit izraelit gjatë viteve ai e tregoi edhe me hartë. “Synimi madhor i planit të shpallur është legjitimimi i politikave pushtuese, shkatërruese dhe grabitëse [shpronësuese me dhunë] të Izraelit që vazhdojnë pa ndërprerje për 70 vite në rajon”,- theksoi Erdoan. “Ky nuk është një plan paqeje, ai është një plan pushtimi dhe aneksimi”,- u shpreh Erdoan duke shtuar se plani në fjalë nuk u njeh refugjatëve palestinezë të drejtën e kthimit në tokat e tyre. “Ne i dalim për zot kauzës së Jerusalemit. Në lidhje me këtë ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë atë çfarë kërkon historia jonë”,- nënvizoi Presidenti Erdoan. “Këta janë uzurpues. Domethënë që Trump qëndron prapa këtyre uzurpuesve. E kush mund ta përtypë një gjë të tillë, që ti japësh peshqesh Izraelit Jerusalemin e Palestinën? ShBA vazhdon të lëshojë kërcënime si për mua, ashtu edhe për shefin e shërbimit tonë të inteligjencës. Ata [amerikanët] kërcënojnë edhe disa institucione financiare që operojnë në Turqi. Bëni çfarë të doni, nuk keni për t’ia dalë kurrë”,- reagoi kreu i shtetit turk. Disa shtete, që përdorin retorika të dyvlershme [ambivalente] në lidhje me planin, kanë nisur të ndryshojnë qëndrim përballë reagimeve, theksoi Erdoan dhe tha: “Nuk është dita për të heshtur, por për t’i dalë për zot kauzës palestineze dhe Jerusalemit të Shenjtë. Ne nuk do të mbështesim asnjë plan që i mungon pëlqimi i vëllezërve tanë palestinezë”.


Fjalët Kyçe: Presidenti Recep Tayyip Erdogan , konflikti izraelito-palestinez , territoret e pushtuara palestineze , kauza palestineze