Operacioni i Paqes në Qipro (1974)

Operacionin në Qipro Turqia e ndërmori me të drejtën e shtetit garantues dhe me qëllim për të siguruar jetën e turkut qipriot, e rrezikuar për shkak të situatës konfliktuale në ishull.

Operacioni në Qipro (20 korrik 1974)

Në këtë ngjarje Turqia përdori kompetencat e shtetit garantues, të cilat i njihnin Ankarasë të drejtën për të garantuar jetën e turqve qipriotë. Me zbarkimin që bëri në ishull, Turqia vendosi sigurinë pothuajse në gjysmën e ishullit. Bajoneta e ushtarit turk i dha fund klimës konfliktuale në ishull dhe siguroi paqen, e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Junta greke, e cila nuk arriti ta pengojë dot realizimin e Operacionit Paqësor dhe që pësoi një disfatë të madhe, u detyrua t’ia lërë vendin demokracisë. Kauza e Qipros, të cilën Turqia e shikon si një çështje kombëtare, me efektet e saj që vazhdojnë edhe sot vazhdon të jetë e rëndësishme për rajonin tonë.

Mbështetja e Turqisë në drejtim të garantimit të ekzistencës së turkut qipriot do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Bashkëkombësit turq që jetojnë në Qipro, atdheun mëmë (pra Turqinë) do ta kenë përherë pranë sa herë që sovraniteti dhe pavarësia e tyre do të përballen me ndonjë kërcënim.


Fjalët Kyçe: Operacioni i Paqes në Qipro (1974)