Makinat e valinjve osmanë në Irak

Në parkingun e Bashkisë së Bagdadit, ruhen ende automjete të vjetra të përdorura nga guvernatorët e fundit osmanë në Irak.

Makina të vjetra

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ruhen automjete me vlerë historike, të përdorura edhe nga guvernatorët (valinjtë) e fundit osmanë që kanë shërbyer në këtë vend.

Automobilat historikë përfaqin të kaluarën e qytetit, i cili dikur ka qenë nën sovranitetin osman. Ato ruhen në parkingun e Bashkisë së Bagdadit.

Krahas automjeteve të përdorura zyrtarisht nga valinjtë osmanë mes viteve 1904 dhe 1917, janë ruajtur edhe makinat e zyrtarëve shtetërorë të periudhës mbretërore në vend dhe periudhës së parë republikane.

Një pjesë e këtyre automjeteve, që dikur përshkonin rrugët e Bagdadit, kanë nevojë për mirëmbajtje të kujdesshme dhe serioze. Vendi, ku ruhen makinat historike, të cilave u ka munguar përkujdesja për shkaqe të sigurisë dhe mosinteresimit të drejtuesve që erdhën në pushtet pas vitit 2003, nuk është i hapur për publikun.

Duke folur për agjencinë Anadolu Agency (AA), përgjegjësi për veprat historike pranë Bashkisë së Bagdadit, Adil Ardavi, thotë se një pjesë e gjithsej 26 automjeteve i përkasin periudhës osmane.

Ai sqaron se automjetet e periudhës mes viteve 1904 dhe 1917 janë përdorur në kohën e guvernatorëve të Bagdadit, Ebubekir Hazim dhe Sulejman Nazif Pasha.

"Këto automjete që na kanë mbetur si trashëgimi nga ajo periudhë mund të bëhen të përdorshme pasi të bëhen riparimet e nevojshme. Këto makina ishin nga automjetet e rralla të asaj kohe", cilëson Ardavi.

Sipas tij, zhvillmet pas vitit 2003 kanë bërë që automjetet në fjalë thuajse të fshihen nga publiku dhe të mos shfaqen. Ardavi shton se Bashkia e Bagdadit ka një projekt për ekspozimin e këtyre automjeteve në muze.


Fjalët Kyçe: makina të vjetra , valinjtë osmanë , Irak , Bagdad