Kryeministri turk vizitoi Tataristanin

Pas përfundimit të kontakteve në Moskë Kryeministri Binali Jëlldërëm realizoi një vizitë edhe në Tataristan, një republikë anëtare e Federatës së Rusisë.

Jëlldërëm në Kazan

Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në kuadër të vizitës zyrtare në Rusi shkoi edhe në Tataristan. Në fjalën që mbajti në Kazani ai tha se janë duke punuar për heqjen vitin e ardhshëm të të gjitha barrierave që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në fjalimin që mbajti në Forumin e Biznesit Turqi-Tataristan, Jëlldërëm tha: “Së bashku me fillimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Rusi-Turqi do të rriten edhe investimet në Tataristan. Zhvillimi i Tataristanit është i rëndësishëm nga aspekti i marrëdhënieve tona. Me Federatën Ruse jemi duke zhvilluar projekte të mëdha, duke filluar nga energjia. Ne kemi për qëllim që deri në vitin 2023 vëllimin tregtarë ta rrisin në nivelin e 100 miliardë dollarëve. Në këto projekte mund të zërë vend edhe Tataristani”.


Fjalët Kyçe: Binali Yildirim , marrëdhëniet Turqi-Rusi , Tataristan , Kazan