Kontinenti i bardhë

Antarktida | Me gjeografinë dhe natyrën e saj që ta shton kureshtjen sa herë që e viziton, Antarktida, e njohur ndryshe edhe si “kontinenti i shkencës dhe paqes” dhe ku Turqia realizoi këtë vit ekspeditën e 3-të shkencore, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për zbuluesit edhe ekipet që bëjnë kërkime shkencore.

Antarktida

Antarktiku quhet ndryshe edhe kontinenti i bardhë. Ai nuk është nën administrimin e asnjë shteti dhe pranohet si “kontinenti i shkencës dhe paqes”. Këtu jetojnë kafshë të shumta si: pinguinë, foka, balena dhe zogj.  Përfshinë hapësirën midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të Jugut. Pjesa me e madhe e Antarktikut gjendet nën borën dhe akullin e përhershëm, prandaj edhe quhet "Kontinenti i Akullt". 98% e sipërfaqes së kontinentit është e mbuluar me një shtresë akulli me trashësi 1,6 km. Këtu gjendet në formë akulli 67% e ujit të ëmbël të përdorueshëm në rruzullin tokësor. Sipërfaqja e tij është 14 milionë km2 dhe është kontinenti i 5-të më i madh në botë. Ky është kontinenti më i largët ndaj kontinenteve te tjera , po ashtu edhe kontinenti me i izoluar i rruzullit tokësor. Ai është i rrethuar nga Oqeani Paqësor, Atlantik dhe Indian. I pari që ka shkelur këtu është hulumtuesi norvegjez Amundsen, në vitin 1911. Vendet më të zhvilluara të botës kane ngritur këtu stacione për kërkime shkencore gjeografike, gjeofizike, biologjike etj. Një nga këto vende është edhe Turqia, e cila këtë vit realizoi edhe ekspeditën e 3-të kombëtare. Është konstatuar se në këtë kontinent ka rezerva të konsiderueshme të mineraleve (qymyrguri, naftë, kobalt, krom, nikel, kallaj, bakër etj.). Antarktiku ka klimën më të ftohtë polare në rruzullin tokësor.


Fjalët Kyçe: Baza Shkencore në Antarktikë , ekspedita turke në Antarktidë , Antarktidë