Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koncerti historik i “Rolling Stones” në Kubë

Grupi legjendar i muzikës rok dha në Havanë një koncert falas përballë mijëra vetëve.

Rolling Stones në Kubë

Koncerti i Rolling Stones në Ciudad Deportivo pasoi një moment tjetër historik, vizitën e Presidentit të ShBA, Barack Obama në Kubë pas dekadave të marrëdhënieve të ngrira midis Uashingtonit dhe Havanës. Obama tha se vizita ishte fund simbolik i Luftës së Ftohtë, i konfliktit ideologjik midis qeverive kapitaliste dhe komuniste që nisi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Mijëra njerëz ishin prezent në koncertin falas në Kubë të rok grupit britanik, që këndoi 18 hitet më të mëdha përfshirë këtu këngët “Paint it Black", “Sympathy for the Devil" dhe “Brown Sugar". Për dekada me radhë pas Revolucionit Kuban, qytetarët e zakonshëm mund t'i dëgjonin grupe muzikore si Rolling Stones vetëm fshehtas.


Fjalët Kyçe: Rolling Stones , Havanë , Kubë , Ciudad Deportivo , Barack Obama , vizitë historike , koncert historik , Lufta e Ftohtë