Halepi pas shkeljes së armëpushimit

Pamje nga Halepi i sotëm pas shkeljes së armëpushimit të arritur të martën me ndërmjetësimin e Turqisë.

Halep, dhjetor 2016

Ushtria e regjimit të Esadit dhe milicët shiit nën komandën e Iranit kanë shkelur sot armëpushimin e shpallur në pjesën lindore të Halepit në Siri dhe kanë ndërmarrë sulme të ashpra për të marrë nën kontroll edhe pjesën e mbetur nën kontrollin e opozitarëve. Në këto janë vrarë dhe plagosur shumë persona. Të martën, rreth orës 19.00 me ndërmejtësimin e Turqisë u arrit një armëpushim mes forcave të regjimin nën udhëheqjen e Rusisë dhe grupeve të armatosura opozitare në lindje të Halepit. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu ka realizuar biseda telefonike me disa nga homologët e tij pas shkelje së armëpushimit në Halep.


Fjalët Kyçe: rrethimi i Halepit , armëpushimi në Halep , konflikti në Siri , kriza siriane , kriza humanitare , ndërmjetësimi i Turqisë