Ceremonia e lamtumirës për George Floyd

Trupi i pajetë i afroamerikanit George Floyd, i cili humbi jetën si pasojë e dhunës policore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak më shumë se dy javë më parë, u varros të martën pranë nënës së tij në Varrezat “Memorial Gardens”, pas ceremonisë së fundit speciale për familjen dhe të afërmit në Kishën “North Faountain of Praise” të Hjustonit.

Ceremonia e varrimit të George Floyd

Publiku i gjerë pati rastin të shprehë nderime të hënën, kur mijëra vetë bënë homazhe duke parakaluat pranë arkivolit të hapur të 46-vjeçarit të ndjerë, tashmë simbol i reagimeve kundër dhunës policore në SHBA. Ceremoni nderimi me pjesëmarrjen e mijërave u zhvilluan gjithashtu në Mineapolis, ku ai gjeti vdekjen, si dhe në Karolinën e Veriut, ku ai kishte lindur.

Bashkia e Hjustonit u ndriçua me drita të kuqe e të verdha, ngjyra të ekipit sportiv të shkollës së tij të mesme, ku ai ishte një atlet i njohur. Qytete të tjera si Los Anxhelosi, Bostoni, Las Vegasi e Nju-Jorku po ashtu u ndriçuan me ngjyra në kujtim të Floyd, i cili ka rizgjuar thirrjet për ndryshime rrënjësore. Vdekja e George Floyd më 25 maj në Mineapolis gjatë një arrestimi ka ngjallur një valë protestash mbarëkombëtare, si dhe në shkallë globale.


Fjalët Kyçe: problemi qipriot , dhunë policore , Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) , ceremoni varrimi , George Floyd