“Vllaznia” feston 100-vjetorin

Bashkimi i shkodranëve në Shoqërinë ‘Vllaznia’ pa dallim përkatësie fetare, bindje e ideje është ndër mesazhet e mëdha të pasurisë të pashterur shpirtërore dhe aspiratës shqiptare për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar e të përparuar.

100 vjet Vllazni

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, Shoqërinë Sportive “Vllaznia” gjatë një ceremonie të zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës, ku ishin të pranishëm deputetë të qarkut, kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, autoritete vendore, figura dhe personalitete të sportit e të kulturës, dhe shumë qytetarë. Presidenti Meta e çmoi këtë Shoqëri Sportive me Dekoratën:

 “Nderi i Kombit me motivacionin: “Si njëra ndër shoqëritë e para intelektuale në Shqipëri, me kontribut e rezultate historike në fushën e sportit, fidanishte e talenteve që kanë mbështetur Vllazninë dhe Ekipin Kombëtar, e dalluar për sportistët e skuadrat e saj cilësore. E veçantë në manifestimin e vlerave më të mira të sportit, duke merituar respektin dhe dashurinë e madhe të qytetarëve shkodranë dhe të gjithë shqiptarëve”.


Fjalët Kyçe: Vllaznia , Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta , Voltana Ademi , Shkodër