Udhëtime turistike mbresëlënëse në Turqi për nxënësit shqiptarë

Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të veprimtarive të tij kulturore organizoi një udhëtim turistik në Turqi, me mbështetje të Drejtorisë së Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit -YTB, duke mundësuar dërgimin e një grupi prej 50 nxënësish dhe studentesh që ndjekin kurset e gjuhës turke në Shqipëri.

Nxënësit shqiptarë morën pjesë në "Udhëtimi në historinë e përbashkët" në Turqi

Një udhëtim 5 ditor me autobus, në disa qytete të Turqisë, duke synuar t’ju ofrojë pjesëmarrësve një guidë të pasur kulturore, historike e turistike në qytetet Edirne, Çanakkale, Izmir, Bursa dhe Stamboll, si pjesë e një mozaiku të trashëgimisë kulturore botërore, ku u alternuan në mënyrë të larmishme zhvillimet e vizitave në parqet kombëtare turistike, muzetë arkeologjike, kulturore, historike, dhe objektet e kultit etj. Ky udhëtim mbresëlënës, u karakterizua nga mikpritja vëllazërore dhe përkushtimi maksimal i donatorëve, për ti argëtuar e ofruar fëmijëve çaste të paharruara gëzimi e lumturie, duke lënë në këtë mënyrë gjurmë të pashlyera në memorien e tyre.

Nga ana tjetër, edhe instituti turk “Yunus Emre” në Tiranë ka organizuar gjatë ditëve të gushtit ekskursionin "Udhëtimi në Historinë e Përbashkët", ku pjesëmarrësit nga Shqipëria kanë vizituar shumë vende historike dhe kulturore turke si dhe institucione të ndryshme të Turqisë si  Bashkinë e Yskydarit, kodrën Çamlıca dhe Xhaminë e Madhe të Çamılcasë, brigjet e të dyja anëve të Stambollit, ku përgjatë turit përjetuan momente entuziaste në shoqërinë e melodive shqiptare dhe turke. Po ashtu kanë vizituar Pallatin Topkapë dhe Muzeun Arkeologjik të Stambollit në Stamboll, Kampusin Kryesor të Universitetit të Stambollit dhe Fakultetin e Letërsisë, Xhaminë Sulejmanije, Xhaminë Sulltanahmet (Xhamia Blu) dhe Muzeun Ajasofja, ku patën mundësi të eksploronin gadishullin historik, e shumë monumente të tjera me vlera mjaft të mëdha historike dhe kulturore.


Fjalët Kyçe: Stamboll , Udhëtim në të kaluarën e përbashkët , udhëtim në Turqi , Fondacioni ALSAR