Turqia vazhdon të mbështesë arsimin në Shqipëri

"Gjendja e shkollës ka qenë pothuajse e rrënuar dhe jo-funksionale. Këtu ka ndryshuar çdo gjë si në ndërtim ashtu edhe në motivim. Kam parë një angazhim maksimal nga punonjësit e TIKA-s në mënyrë që të bëhej një punë sa më e mirë. Jo vetëm ne, por edhe komuniteti këtu është shumë i kënaqur nga puna dhe ndryshimet e bëra. Falënderoj të gjithë autoritetet turke për këtë ndihmë", tha drejtoresha e shkollës, Liri Neziri për agjencinë turke të lajmeve AA.

Shkolla 9-vjeçare në Zall-Herr

Të hënën u zhvillua ceremonia për hapjen e shkollës 9-vjeçare "Mustafa Kemal Ataturk" në Zall-Herr të Tiranës me rastin e mbarimit të punimeve të rikonstruksionit të kësaj shkolle të realizuara nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), ku morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, këshilltari për Arsimin pranë kësaj Ambasade, Yahya Irmak, zëvendëskoordinatori i TIKA-s në Tiranë, Uğur Ferhat Korkmaz, zyrtarë të arsimit në këtë zonë, drejtoresha e kësaj shkolle Liri Neziri, mësues, nxënës dhe familjarë të shumtë.


Fjalët Kyçe: Mustafa Kemal Ataturk , Zall-Herr , Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) , Ambasadori Turk