Turqia vazhdon të dërgojë ndihma në Shqipëri

Turqia, një vend më shumë se mik për shqiptarët, ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krah të Shqipërisë në rastet e fatkeqësive. Institucionet turke vazhdojnë dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ndihmat turke për tërmetin

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Petro Koçi, Ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, ushtarakë shqiptarë dhe turq si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Shqipërisë mirëpritën së bashku avionin e dytë ushtarak të ndihmave. Në një prononcim për mediat, ambasadori Yörük duke shprehur ngushëllimet për popullin shqiptar, theksoi se me porosi të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, institucionet turke u angazhuan për të dhënë ndihmën e tyre. Kurse zv.ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi gjatë prononcimit për mediat tha se Shqipëria ishte e sigurt që Turqia do të ishte një nga vendet e para që do të asistonte në përballimin e kësaj fatkeqësie të rëndë.


Fjalët Kyçe: ndihmat turke , Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) , Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) , tërmeti në Shqipëri