Turqia ndihmon Shqipërinë të kapërcejë pasojat e tërmetit
Me institucionet e saj Turqia është gjendur menjëherë pranë Shqipërisë duke dërguar ndihma dhe ekipe të specializuara pas tërmetit të rëndë.

Nga Turqia shkuan në Shqipëri ekipe për kërkim-shpëtim, mbështetje shëndetësore, ndihma humanitare dhe ekipi mediatik. Turqia dërgoi po ashtu kamionë me ndihma humanitare me 120 tenda, 2.750 batanije dhe 100 sete higjienike. Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Ekipi i Ndihmës Humanitare i AFAD-it kanë ngritur tenda dhe janë duke i plotësuar nevojat e banorëve. Kurse Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka paralajmëruar ndërtimin e500 njësive të banimit në Shqipëri për të prekurit nga tërmeti.
Fjalët Kyçe: ndihmat turke , Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) , Presidenti Recep Tayyip Erdogan , Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) , Gjysmëhëna e Kuqe Turke , tërmeti në Shqipëri