Turqia ndihmon Shqipërinë në shenjë miqësie dhe vëllazërie midis dy popujve

Përfunduan punimet e rikonstruksionit tërësor dhe mobilimit të konviktit të djemve Nr. 6 tek Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1, në Tiranë si dhuratë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Rikonstruksioni i konvikteve në “Qytetin Studenti”

Në kuadër të direktivës së dhënë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përfunduan punimet e rikonstruksionit tërësor dhe mobilimit të konviktit të djemve Nr. 6 tek Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1, në Tiranë si dhuratë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Në ceremoninë e inaugurimit mori kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë Necip Özay Özütok dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. 


Fjalët Kyçe: Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) , rikonstruksioni i konvikteve