Turqia ndihmon familjet shqiptare në muajin e Ramazanit

Me rastin e Ramazanit Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri. Ceremonia u organizua në sallën e sportit “Farie Hoti” në Tiranë në bashkëpunim me fondacionin ALSAR dhe me pjesëmarrjen e shumë njerëzve.

Institucionet turke në ndihmë të familjeve shqiptare gjatë muajit të Razamanit

Gjatë shpërndarjes së pakove ushqimore në Tiranë për dhjetëra familje që kanë pjesëtarë me aftësi të kufizuara ishte i pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të fondacionit turk TDV. Gjatë fjalës përshëndetëse për të pranishmit, ambasadori turk tha: "Ju përcjell përshëndetjet e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe vëllezërve turq. Ne mundohemi ashtu si çdo vit që të përcjellim vëllazërinë, miqësinë me njëri-tjetrin duke qenë së nga Turqia vijnë delegacione dhe fondacione të ndryshme, njëri prej të cilëve është edhe fondacioni i Dijanetit të Turqisë. Mundohemi që çdo vit të japim ndihmën tonë për vëllezërit myslimanë në Shqipëri”.


Fjalët Kyçe: Muaji i Ramazanit , ndihmat turke , Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) , Fondacioni ALSAR , Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) , Shqipëri , Dijaneti Turk