Turqi-Shqipëri thellojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

Gjatë qëndrimit në Tiranë ministri turk i Bujqësisë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik u prit në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Faruk Çelik – Bujar Nishani

Të martën (28 mars 2017) u zhvillua në Tiranë Forumi i Agrobiznesit Shqipëri-Turqi me pjesëmarrjen e ministrit turk të Bujqësisë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë Edmond Panariti, biznesmenëve nga të dyja vendet, zyrtarë e të ftuar. Ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe një plan veprimi dyvjeçar. "Në dhjetor dy presidentët tanë u takuan në Ankara dhe na dhanë direktivë dy ministrave të bujqësisë për të zhvilluar marrëdhëniet tona në këtë fushë. Jemi në prag të një referendumi në Turqi dhe edhe pse në një gjendje të tillë ne nuk ja kthyem dot kërkesën për vizitë miqve tanë dhe erdhëm në këtë vizitë njëditore. Jemi duke zhvilluar bisedime dhe takime të shumta. Erdhëm këtu për të folur se çfarë mund të bëjmë në mënyrë aktive. Erdhëm bashkë me një ekip prej 70 biznesmenësh nga Turqia…",- theksoi në fjalën e tij ministri Çelik në fjalën që mbajti në forum.


Fjalët Kyçe: Forumi i Agrobiznesit , marrëdhëniet Turqi-Shqipëri , marrëveshje bashkëpunimi , bashkëpunim në fushën e bujqësisë , Faruk Çelik , Edmond Panariti , plan veprimi , Bursa e Bujqësisë