Tradita e shtrimit të iftareve në Shqipëri

Tradita e shtrimit të iftareve në Shqipëri, burim i vlerave solidare dhe humane

Muaji i Ramazanit 2019

Shtrimi i iftareve është një traditë që ndiqet e pasurohet ndër vite nga Fondacioni ALSAR me synimin për të promovuar vlerat e vëllazërimit dhe solidaritetit human që burojnë prej këtij muaji të madhëruar të Ramazanit.Në këtë kontekst Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” organizoi një iftar që bashkoi drejtues të pushtetit lokal, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, prefekten e Qarkut Tiranë, Suzana Jahollari, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, drejtues të mediave, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektuale dhe besimtarë të grupmoshave të ndryshme. Edhe Ambasada e Turqisë në bashkëpunim me institucionet turke në Shqipëri shtron iftar në Shkodër.


Fjalët Kyçe: tradita e iftareve , Muaji i Ramazanit , Fondacioni ALSAR , Ambasada turke , Shkodër , Shqipëri