TIKA dhuron 400 koshere blete dhe pajise të tjera ndihmëse për dhjetëra bletarë të Dibrës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) asiston vazhdimisht në zhvillimin rural me “Projektin e Zhvillimit të Bletarisë” në Shqipëri.

TIKA në ndihmë të bletarëve të Dibrës

Turqia si gjithmonë vazhdon të jetë kontribuuese dhe bujare me Shqipërinë. TIKA-Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në kuadër të realizimit të projekteve në Shqipëri në lëmi të ndryshme, ka zhvilluar projektin e ndihmës e ofruar për bletarët e qytetit të Dibrës. TIKA ka dhuruar 400 koshere blete dhe pajise të tjera ndihmëse për dhjetëra bletarë të Dibrës, ndërsa të pranishëm në shpërndarjen e tyre ishin koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu dhe përfaqësues të Shoqatës së Bletarëve Dibër. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), asiston vazhdimisht në zhvillimin rural me “Projektin e Zhvillimit të Bletarisë” në Shqipëri. (Fotografitë janë siguruar nga Olsi Shehu, Anadolu Agency - AA)


Fjalët Kyçe: bletarët e Dibrës , ndihmat turke , Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) , bletari