Teatri «Migjeni» festoi 70-vjetorin

Në 70-vjetorin e krijimit teatri “Migjeni” në Shkodër është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta duke u bërë kështu teatri i parë në Shqipëri që merr këtë nderim dhe titull.

Teatri «Migjeni»

Festa e 70-vjetorit të teatrit “Migjeni” në Shkodër si teatër profesionist ngjiti në skenë plejadën e aktorëve që ndër vite kanë luajtur në këtë skenën brilande role të ndryshme si dhe ata që vijojnë të jenë pjesë e trupës së këtij institucioni artistiko-kulturor.

Për këtë eveniment dhe përvjetor teatri “Migjeni” është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar ngaPresidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta duke u bërë kështu teatri i parë në Shqipëri që merr këtë nderim dhe titull.

Ky titull iu dorëzuadrejtores aktuale të teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka për kontributin e madh të dhjetëra e dhjetëra brezave artistësh, të cilët shumë shpejt u kthyen edhe në emrat më të mëdhenj të artit shqiptar.


Fjalët Kyçe: Shkodër , Teatri “Migjeni” në Shkodër