Shqipëria për herë të parë në projektin “Akademia Rumeli”

14 studentët nga qytete të ndryshme që përfaqësojnë Shqipërinë për herë të parë u përcollën në organizimin e pestë të projektit “Akademia Rumeli”, të realizuar nën kujdesin e Prefekturës së Edirnesë së Republikës së Turqisë, në të cilin instituti turk “Yunus Emre” Shkodër mbështet me ortakërinë e tij.

Akademia Rumeli

Këtë vit marrin pjesë 168 të ri të talentuar nga Turqia, Kosova, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Gagauzia, Krimeja, Ukraina si dhe nga Bosnje dhe Hercegovinë. Pjesëmarrësit në ditën e parë të “Akademisë Rumeli” në vendet muzeale dhe historike kanë përjetuar një emocion dhe lumturi të madhe gjatë vizitës në Xhaminë Selimiye, Kompleksin e Sulltan Bajazitit II dhe pazarin. Gjithashtu, 168 studentët nga vende të ndryshme të Ballkanit të veshur me kostumet e tyre tradicionale u pritën nga Prefekti i Edirnesë, Ekrem Cenalp dhe nga kryetari i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike-YTP, Abdullah Eren. Më pas të gjithë së bashku u drejtuan te Qendra e Edukimit Publik për të zhvilluar hapjen e trajnimit që do të zgjasë deri më 30 korrik, ku do të marrin përvojë në fushat e letërsisë, medias, komunikimit, arteve pamore, historisë, kulturës, teatrit, kinemasë, muzikës etj.


Fjalët Kyçe: Edirne , Abdullah Eren , Kryesia për Turqit Jashtë Atdheut dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) , studentët shqiptarë , Akademia Rumeli