Shqipëri – Promovohet festivali TEKNOFEST 2020, i pari dhe i vetmi i Turqisë në aviacion, hapësirë dhe teknologji

Në qytetin e Shkodrës, për herë të parë në Shqipëri, u promovua TEKNOFEST 2020, festivali i parë dhe i vetëm i Turqisë në aviacion, hapësirë dhe teknologji, i cili organizohet nga Fondacioni T3 dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë.

Promovimi i TEKNOFEST 2020 në Shkodër

Festivali TEKNOFEST 2020 që organizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë (Fondacioni T3) të Turqisë dhe Instituti "Yunus Emre" nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, dhe që mbështetet edhe nga Projekti i Bashkëpunimit Akademik dhe Shkencor të Turqisë (TABIP), para pak ditëve promovoi në Shkodër programin e tij, pasi vitin e kaluar në Turqi theu rekordet dhe vazhdon të flitet e të promovohet në të katër anët e botës.


Fjalët Kyçe: Fondacioni T3 , Instituti Yunus Emre , Turqi , aviacion , hapësirë , teknologji , TEKNOFEST , Shkodër , Shqipëri