Refugjatët në ishujt grekë jetojnë në kushte jonjerëzore

Kushtet e këqija sanitare dhe lufta për mbijetesë është përditshmëria e refugjatëve në ishullin grek Lesbos (Midilli), ku ata kanë përfunduar duke ikur nga luftërat dhe varfëria në vendet e tyre.

Kriza e refugjatëve

Përveç se jetojnë në kushte të këqija sanitare, ata janë të shqetësuar jo vetëm për sigurinë e tyre, por edhe për sigurinë e të afërmve. Në mesin e refugjatëve gjenden edhe një numër i madh i grave dhe fëmijëve, të cilët për shkak të mbingarkesës nëpër kampe janë të detyruar të flenë nëpër tenda verore që janë ngritur jashtë kampeve të refugjatëve.

Në këtë ishull gjenden rreth 9.000 refugjatë, të cilët presin përgjigje për kërkesat që kanë bërë për azil. Shumë organizata joqeveritare raportojnë për kapacitete të pamjaftueshme të vendosjes dhe kushteve të këqija për jetë. (Fotot: Ayhan Mehmet nga Anadolu Agency - AA)


Fjalët Kyçe: kriza e refugjatëve , ishujt grekë , Ishulli i Lesbos , refugjatët sirianë , kamp refugjatësh , problemi i refugjatëve , integrimi i refugjatëve , kampet e refugjatëve në Greqi , Marrëveshja Turqi-BE për refugjatët