Policia dhe ushtria sigurojnë “shtetrrethimin”

Rrugët janë boshatisur. Forcat e Policisë dhe të Ushtrisë shqiptare kanë zbritur në terren për të siguruar zbatimin e masave të kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve në kuadër të masave që janë marrë në vend për të luftuar me epideminë globale të koronavirusit (Covid-19).

Ndalim qarkullimi në Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj inspektoi në terren forcat e Policisë, për të parë nga afër zbatimin e masave të kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve. “Vetëm duke bllokuar rrugët tona, bllokojmë dhe rrugën e virusit”, ka deklaruar ndërsa shprehu vendosmërinë e Policisë për të qenë rigoroze në zbatimin e kërkesave të autoriteteve të shëndetësisë, - tha ministri dhe i informoi qytetarët se “...koha ndërmjet 05:00 dhe 13:00 është parashikuar vetëm për nevoja të domosdoshme jetike. Gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohen dalje për shëtitje, xhiro, grumbullime e të tjera të dëmshme për këtë situatë..., tha ai. Lleshaj vlerësoi se “për këtë po angazhohen masivisht qytetarët, që po zbatojnë me përgjegjshmëri masat e karantinës” (...)“...Punonjësit e Policisë së Shtetit po punojnë me regjim 12 orë pune..”, tha Lleshaj.

Nga ana tjetër, “Forca të shumta ushtarake janë përfshirë në operacionin humanitar dhe krah për krah me Policinë e Shtetit, në mbrojtjen e popullit nga tradhtarët”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai u shpreh se “për përballimin e situatës nga COVID-19, ushtria po vepron në dy fronte”. “Mirënjohje dhe respekt për Forcat tona të Armatosura”, ka thënë Rama. Ndërsa, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka inspektuar në terren forcat e ushtrisë, ndërsa u informua edhe mbi planin e tyre të punës në ndihmë të qytetarëve përmes operacionit humanitar si dhe në patrullimet rutinë për respektimin e kufizimit të lëvizjeve.


Fjalët Kyçe: Ushtria Shqiptare , Policia e Shtetit , lufta kundër koronavirusit , Covid-19 , Shqipëri , ndalimqarkullimi