Panairi ballkanik “Udhëtarët e shkencës” u ndal në Shkodër

Aktiviteti është kthyer tashmë në traditë dhe organizohet për të tretën herë radhazi në Ballkan, kurse në Shkodër është mbajtur për herë të parë. Turneu mbështetet nga Departamenti i Turqve që Jetojnë Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë dhe Ambasada Turke në Tiranë si dhe financohet nga TUBITAK dhe TIKA.

Turneu ballkanik i panairit “Udhëtarët e shkencës”

Në kuadrin e binjakëzimit të institucionit të Medresesë së Shkodrës me Medresenë “Kartall Anadolli” të Stambollit, të mbështetur nga Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë dhe Ambasada Turke në Tiranë, të financuar nga TUBITAK dhe TIKA, është demonstruar në sheshin tradicional para bashkisë Shkodër një projekt i përbashkët me temë: “Udhëtaret e shkencës”. Ky aktivitet i kthyer tashmë në traditë organizohet për të tretën herë radhazi në Ballkan dhe për herë të parë në Shkodër si rezultat edhe të mbështetjes së fuqishme të Departamentit të Diasporës Turke-YTB dhe Shoqatës “Istanbul”. 23 stendat e këtij panairi, ku u përfshinë më se 100 eksperimente në fushën e: biologjisë, kimisë, matematikës, informatikës, fizikës, arkitekturës, filmit, robotikës etj. sollën një atmosferë sa shkencore aq edhe bashkëkohore duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë, veçanërisht të të rinjve. Në këtë aktivitet u përfshinë 50 nxënës ekselentë të medresesë së Shkodrës dhe 50 nxënës të medresesë së Kartallit (djem dhe vajza) të drejtuar nga mësuesit e lëndëve shkencore.


Fjalët Kyçe: TUBITAK , Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) , Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) , Medreseja e Shkodrës , udhëtarët e shkencës , Ambasada Turke në Tiranë