Në Shqipëri vazhdon shpërndarja e ndihmave për qytetarët

Në Shqipëri vazhdon shpërndarja e pakove të para ushqimore për pensionistët, kryefamiljarët dhe familjet në nevojë të prekur nga tërmeti dhe Covid-19.

Shqipëria merr masa kundër koronavirusit

Të parët kanë qenë banorët e Thumanës, të goditur më së shumti edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Vetë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka ndjekur shpërndarjen e pakove në terren. Shpërndarja e pakove ka vijuar në bashkinë e Shijakut dhe në zonat e tjera e tjera, ku mjaft banorë për shkak edhe të izolimit nga pandemia e Covid -19 nuk kanë mundësi të sigurojnë furnizimet e përditshme. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u ka bërë thirrje drejtuesve të pushtetit vendor për bashkëpunim maksimal, në mënyrë që të ndihmohen të gjithë ata me nevoja ekstreme në këtë situatë emergjence. Pakot, që kryesisht përmbajnë produktet ushqimore bazë dhe detergjente, do të vijojnë të shpërndahen çdo ditë, në bazë të listave të përgatitura më parë nga pushteti vendor. Shpërndarja e pakove ushqimore do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në kapërcim të situatës së krijuar nga Covid-19. Forcat e Armatosura, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Rezervat e Shtetit janë angazhuar që në bashkëpunim me pushtetin vendor të shpërndajnë në të gjitha bashkitë e Shqipërisë ndihma ushqimore për të moshuarit dhe familjet e varfra.


Fjalët Kyçe: Rezervat e Shtetit , Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka , Shqipëri , Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile , tërmeti në Shqipëri , Fundjavë Ndryshe