Në Shkodër përkujtohet 15 Korriku, Dita e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar Turk

Në kuadër të përkujtimit të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar Turk në qytetin e Shkodrës është shfaqur dokumentari “Rrjeti” (The Network), i cili demaskon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO, realizuar nga gazetari britanik Andrew Wilson, si dhe janë organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore.

Aktivitetet përkujtimore për 15 Korrikun në Shkodër

Në kuadër të përkujtimit të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar Turk në qytetin e Shkodrës janë organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore.

Në fillim, parak pak ditëve është shfaqur dokumentari “Rrjeti” (The Network), i cili demaskon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO, përgatitur nga TRT World në kuadër të projektit të Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë dhe realizuar nga gazetari britanik Andrew Wilson.

 

Gjatë shfaqjes së dokumentarit në ambientet e institutit turk "Yunus Emre" ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të institucioneve turke, përfaqësues të institucioneve vendore dhe qytetarë.

Për të pranishmit u shfaqën edhe dokumentarë për 15 Korrikun dhe u hap edhe ekspozita me fotografi të Anadolu Agency me momentet gjatë dhe pas tentativës për grusht shteti. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur edhe në ambientet e institutit turk "Yunus Emre" Shkodër në datat 16-31 korrik.

Më pas, aktivitetet u zhvendosën në xhaminë e Parrucës, ku besimtarët myslimanë shkodranë, frekuentues të xhamisë së Parrucës, por jo vetëm, patën mundësi të dëgjonin nga afër këndimet e mrekullueshme dhe ligjërimin e imamit mirënjohur të xhamisë së sahabiut Ebu Ejjub El-Ensari (r.a.) në Stamboll të Turqisë, Hafiz Metin Çakar.


Fjalët Kyçe: Dokumentari i Andrew Wilson "Rrjeti" (The Network) , Shkodër , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , Xhamia e Parrucës , organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY)