Në Shkodër është hapur ekspozita me punime të artit ‘Tezhip’

Artistja nga Turqia, Gözde Kıyıcı ka hapur në Shkodër një ekspozitë në artin e Tez’hip dhe Miniaturës. Kjo ekspozitë e saj me disa prej punimeve u hap në institutin turk “Yunus Emre”.

Arti tradicional turk ‘Tezhip’

Artistja tregon se ky art i saj në Shqipëri nuk është shumë i njohur, ndaj ka vendosur që të sjellë këtë ekspozitë, ndërsa tregon edhe mesazhin që ka dashur të përcjellë. “Qëllimi i hapjes së kësaj ekspozite është prezantimi në një mënyrë sa më të denjë të Tez’hip-id dhe Miniaturës në Shqipëri. Si arte tradicionale turke Tez’hipi dhe Miniaturë janë arte që nuk njihen në Shqipëri. Me qëllimin për të sjellë një risi dhe njohuri për këto arte në territorin shqiptar menduam të hapim një ekspozitë të tillë.

Kjo ekspozitë dhe në thelb ky art është një urë që tejçon të kaluarën në të ardhmen. Arti i Miniaturës dhe Tez’hipid janë arte me rrënjë shumë të lashta, që përfaqësojnë dhe përshkruajnë në një fare mënyre edhe historinë.

Të gjitha këto janë elemente që kërkojnë një urë për t’u trashëguar dhe në të ardhmen.

Struktura e teknikës në të cilën përdoret gjatë këtij arti daton në shek. XVI dhe të gjithë elementet që përdoren në ushtrimin e këtij arti që nga letra, ngjyrat dhe gjitha mjetet e tjera janë natyrale. Sigurisht si institut “Yunus Emre” në Shkodër planifikojmë në një të ardhme të afërt të hapen kurse të këtij arti dhe certifikimi i këtij arti të sjellë një profesion.” Programi i bisedës në të cilin artistja e Tez'hip dhe Miniaturës, Gözde Kıyıcı shpjegoi imtësitë e arteve zbukuruese tradicionale Tez'hip dhe Miniaturë, u realizua me një pjesëmarrje të dendur. Pas programit, u hap ekspozita "Tez'hip dhe Miniaturë", e përbërë nga vepra mjaft të bukura të artistes Gözde Kıyıcı. Ekspozita do të vazhdojë të mirëpresë artdashësit shkodranë duke qëndruar e hapur gjatë muajit të Ramazanit në sallën e ekspozitave të institutit turk “Yunus Emre”.


Fjalët Kyçe: arti Tezhip , miniaturë , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , Shkodër , Muaji i Ramazanit