Marshim në Tiranë për 15 Korrikun

Me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar të Turqisë, në Tiranë u mbajt një marshim përkujtimor.

Në Tiranë u mbajt marshimi përkujtimor për 15 Korrikun

Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë u mbajt marshimi përkujtimor me pjesëmarrjen e përfaqësuese të institucioneve turke, përfaqësuesve të institucioneve të Shqipërisë, të organizatave të shoqërisë civile, të veteranëve të 15 Korrikut, familjarëve të dëshmorëve dhe qindra qytetarëve. Marshimi i "Fitores së Demokracisë" filloi në Sheshin “Nënë Tereza" në Tiranë me shpalosjen e flamurit turk dhe flamurit shqiptar, ndërsa pjesëmarrësit kaluan nga Parku i Liqenit Artificial duke përfunduar me ceremonitë e përurimit të "Rrugës së Dëshmorëve" në të cilën janë mbjellë 251 fidanë rrapi që janë sjellë nga Turqia me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Pyjeve të Turqisë si dhe “Parkut të Demokracisë 15 Korriku" ndërtuar me kontributin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).


Fjalët Kyçe: Ambasada e Turqisë në Tiranë , Tiranë , 15 Korriku Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar , 15 Korriku Dita Përkujtimore e Dëshmorëve